Aktorja turke Nurgul Yesilçay, e njohur për rolin e Gylserenit në serialin "Fati të kryqëzuara", do të rikthehet së shpejti pranë publikut shqiptar.

Një serial i ri, "Gylperi", do të nisë së shpejti në Tv Klan dhe rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur, Nurgul Yesilçay.

Albert Dumani ka zbuluar sot nga profili i tij në Instagram se në TV Klan do të transmetohet seriali "Gylperi", ku Gylsereni luan rolin kryesor. "Së shpejti", shkruan drejtori i programacionit të TV Klan.

Alberti e takoi vitin e kaluar aktoren në Festivalin e Kanës.