Eljan Haliti është 27-vjeçari i cili gjeti fundin tragjik mëngjesin e se dieles pas një aksidenti

Mjeti tip “Hyindai” që drejtohej nga 25-vjeçari Klevis Banavia, u përplas me bordurat anësore në autostradën Levan–Tepelenë.

Banavia me banim në Burrel, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga e për pasojë 27-vje]ari Haliti u nda nga jeta.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Portali Dosja.al ka siguruar pamje nga spitali, ku po merr mjekim Elsa Meskurti, 21 vjeçe dhe Klevis Banavina, ku shfaqen duke vajtuar pasi marrin vesh lajmin se humbi je/tën 27-vjeçari.