Flori Mumajesi është një ndër artistë më të dashur nga publiku shqiptar.

Prej gati 10 muajsh ai na ka munguar me projektet e tij dhe për këtë arsye ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut, të cilët prisnin të mësonin se ç’kishte ndodhur me këngëtarin.

Ditët e fundit Flori është rikthyer, jo për të na dhënë detaje se ç’ka bërë gjatë këtyre muajve, por për të na lajmëruar për projekte të reja.

Mbrëmjen e djeshme në orët e vona Flori hyri në Instagram për të mbështetur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Klajdi Harunin. Flori postoi një pjesë të këngës “Shiu i verës” që Klajdi e solli rikrijm javën e kaluar.

“Sa shum te doja vetem kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi…”, shkruan Flori krah postimit, një pjesë e shkëputur nga kënga prekëse.

Ndërsa pak javë më parë Flori deklaroi se po rikthehet me një bashkëpunim të ri së bashku me Brunon dhe Shkurte Gashin.