Një banesë në Prrenjas, fshati Kotodesh, raportohet të jetë përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në banesën e Berie Golemit dhe shkak dyshohet të jetë bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit për të vënë në kontroll flakët, por banesa është shkrumbuar. Pronarja e shtëpisë, Berie Golemi, 48-vjeçe jetonte e vetme në këtë banesë.
Po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



