Pak vite më parë, lajmi se ish velina seksi Kejvina Kthella ishte në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën, bëri bujë në mediat rozë.

Edhe pse dyshja ka preferuar të mos reagojë,mbrëmjen e kaluar e ftuar në “Shiko kush Luan”, Kejvina ka thyer heshtjen.

Ajo është pyetur mbi të vërtetën e këtyre thashethemeve dhe ne morëm një përgjigje më në fund.

“A është e vërtetë që je në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën? Nëse jo, na trego emrin e partnerit tënd”,-ka qenë pyetja e Florit.

Ndërkohë Kejvina ka mohuar lidhjen me Thomasin, por nuk ka preferuar të tregojë se kush i ka vjedhur zemrën. Pra ajo nuk është me portierin e kombëtares, por nuk ka treguar për statusin aktual.