Këngëtari i njohur Flori Mumajesi pati një pausë të gjatë muzikore që pas fitimit të Këngës Magjike vitin e kaluar.
Kantautori ka vendosur të rikthehet shumë shpejt në tregun muzikor madje edhe me dy projekte të cilat Flori i ka gati.
Flori shprehet se këngën “Thjesht të du” e ka kënduar në një dasmë dhe mezi po pret ta këndojë dhe në dasmën e tij ndërsa kënga “Mbaroj” është baladë.
“E diela është ditë pushimi, por ka dhe nga ata që punojnë, përshembull unë në studio. Dy këngë të reja po vijnë. Në fakt njëren nga kënget do ta publikoj. Prandaj jam këtu sot. Janë dy materiale muzikore.
Njëra quhet “Thjesht të du” dhe tjetra “Mbaroj”. Këngën e parë e kam kënduar në dasmën si kenga e çiftit dhe mezi pres ta këndoj dhe në dasmën time ndërsa “Mbaroj” është këngë shpirtërore, baladë”, shprehet Flori.



