Disa ditë më parë Napoli vendosi që të gjobiste futbollistët për shkak se refuzuan të stërviten disa ditë më parë. De Laurentiis u mbajti 25 për qind të pagës çdo lojtari, duke kursyer gati 2 milionë euro.
Të shumtë kanë qenë tifozët napolitanë në orët e fundit që kanë hedhur një propozim shumë interesant: “Paratë e gjobave jepjani shqiptarëve që u prekën nga tërmeti!”
Me dhjetëra tifozë i janë bashkuar këtij propozimi për të dhënë ndihma për shqiptarët. Një iniciativë për t’u duartrokitur.
https://twitter.com/milan_albania/status/1199654103682560001?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1199654103682560001&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kohajone.com%2F2019%2F11%2F27%2Ftifozet-e-napolit-thirrje-de-laurenttis-parate-e-gjobave-jepjani-shqiptareve-e-prekur-nga-termeti%2F



