Menjëherë pas miratimit të paketës fiskale nga anëtarët e këshillit të bashkisë, në praninë e kryebashkiakes Voltana Ademi në diskutimet e lira si pika e fundit e rendit të ditës sollën disa problematika me të cilat përballen komunitetet e tyre
Një prej anëtarëve të këshillit, ndryshoi pak atmosferën e mbledhjes me një pyetje drejtuar kryebashkiakes Ademi nëse do darkojë këtë vit me këshilltarët siç ka ndodhur vitet e tjera por nuk mori përgjigje ndërkohë që qëndrimi i Ademit vazhdon të jetë që ky këshill është ilegjitim
Pas miratimit që iu bë paketës fiskale në këshillin bashkiak pritet të kalojë buxheti i 2020-ës ku kryebashkiakja Voltana Ademi mund të marrë pjesë sërish duke qenë se tashmë e theu akullin me praninë e saj në këtë këshill që e akuzon sa herë që i jepet rasti por nga ana tjetër nuk heziton të dërgojë çdo projekt vendim të mundshëm.



