Aktorja dhe ish-Missi Arjola Demiri ka folur për jetën e saj private pas divorcit me bashkëshortin. Ajo tregon se pas divorcit, janë të shumtë meshkujt që i shkruajnë.
“Kam 7 vjet që jam divorcuar dhe më shkruajnë shumë meshkuj, ndër ta dhe futbollistë, por unë i refuzoj se janë të vegjël”, ka pohuar aktorja 35 vjeçare e ftuar në “E diell”.
Por me kë ka fjetur Arjola Demiri gjatë këtyre 7 viteve?
“Unë fle dyshe dhe treshe, si të më vijë”, ka habitur fillimisht aktorja me deklaratën e saj duke argumentuar se jetën pas divorcit ajo ia ka dedikuar tërësisht fëmijëve dhe karrierës.
Ajo ka sqaruar se janë pikërisht 3 fëmijët, “partnerët” me të cilët Demiri ndan shtratin dhe ky moment me ta e bën të ndihet nëna më e lumtur në botë.



