Këngëtarja e njohur shqiptare Juliana Pasha e cila është një nga artistet që ka shkelur në skenën e Eurovizionit dhe ka konkuruar me artistë të huaj.
Lidhur me këtë çështje teksa ka qenë e ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Juliana ka thënë cilët janë edhe konkurentët më të fortë shqiptarë që kanë shkuar në Eurovizion.
Në sfidën ndaje ose haje këngëtares i është bërë një pyetje mjaft domethënëse: Cila ka qenë performanca më e mirë dhe më e dobët e Shqipërisë në Eurovizion.
“Më e mira ka qenë e Eugent Bushpepës dhe më e dobëta e Frederik Ndocit.”-është shprehur Juliana.



