Mbrëmjen e kaluar spektakli i humorit “Klanifornia” pati një transmetim për disa orë dhe i dhuroi publikut mjaft të qeshura.

Një ndër të ftuarit e mbrëmjes ishte edhe Getoar Selimi, i cili na fiksoi të gjithëve me rolin e tij.

Teksa imitonte Ismail Qemalin, reperi nuk e mbante dot të qeshurën dhe kjo ndikoi edhe tek aktorët e tjerë.

Të gjithë nisën të qeshnin me të qeshurën e Getoarit dhe duket se qenka ngjitëse.

Edhe ne që mbrëmë jemi fiksuar dhe nuk ndalojmë dot të qeshurën.