Forcat e qeverisë së sigurisë dhe grupet e armatosur besnikë të Nicolás Maduro kanë bllokuar me forcë ligjvënësit e opozitës të hyjnë në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, duke u kërkuar atyre që të zhvillojnë seancën e tyre në periferi të kryeqytetit të prekur nga kriza e vendit.

Ishte hera e dytë që ndodh një incident i tillë me Presidentin e Venezuelës, por këtë herë për shkak të makinës me xhamat e blinduar ai nuk është lënduar.

Plumbat që qëlluan mbi makinën e blinduar të Guaidós, vinin nga pas, nga makinat që e ksihin shoqëruar rrugës për në ndërtesën legjislative.

Kreu i opozitës Juan Guaidó e quajti atë një “pritë” të kryer nga grupe ushtarake dhe paraushtarake të armatosura me një diktaturë “brutale dhe të egër”.

Burimi: Theguardian