Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qënë e ftuara e mbrëmjes tek emisioni “Në kurthin e Piter Pan”.

Spiropali u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të fëmiëjve por jo të gjithë e kanë njohur se cila ministre ishte, madje njëri e ka ngatërruar me një personazh të Partisë Demokratike. Njëri prej fëmijëve e ka ngatërruar atë me ish-kryeparlamentaren demokrate, Jozefina Topallin.

Pjesë nga emisioni:

Djali: Ti je me politikën e Shkodrës.

Alketa Vejsiu: Po pse me Shkodrën?

Elisa Spiropali: Më ngatërroi me Jozefinën (qesh)