Modelja bukuroshe Anxhelina, vajza e kengetares Albërie Hadërgjonaj ka postuar në “Instastory” se është gjuajtur më shpulla nga e ëma kur ka qenë fëmijë.

“Problemet e mia me besimin filluan kur mamaja më thonte: ‘Hajde këtu, nuk do të të godas’”, shkruan Anxhelina duke i bërë tag edhe Albëries.

Albëria e ka ripostuar direkt postin e vajzës së saj duke shtuar një detaj tjetër mjaft interesant dhe komik.

Këngëtarja e pranon publikisht se edhe pse Anxhelina është një vajzë e rritur, ajo ende i jep ndonjë shuplakë kur është nevoja.

“Ahhh besa, hala ta kërcas nga iher”- ka treguar Albërija duke qeshur.