Ndërkohë që emri i George Floyd po qarkullon në çdo media botërore, disa foto me protagonistë personazhet e serialit të famshëm The Simpsons po bëhen virale. Në rrjetet sociale ka pafund postime që supozojnë se The Simpsons kanë parashikuar situatën aktuale shumë vite më parë.
https://twitter.com/RhiannonBoddy/status/1267299576098304006?s=20
Në fakt, seriali famshëm njihet për disa parashikime, por a është ky një nga ato raste?
Jo, nuk është! Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një parashikim të The Simpsons, pasi fotot virale janë një krijim i Yuri Pomo, një krijues italian që njihet për animime të tilla. Vitin e kaluar, Pomo u bë i famshëm pasi shndërroi shumë VIP-a në personazhe të Simpsons nëpërmjet animimit. Ndërsa fotot e lidhura me Floyd, ai i ka krijuar së fundmi, duke u frymëzuar nga situata aktuale në SHBA.
https://twitter.com/vipcartoonizer/status/1267256488034254850?s=20
https://twitter.com/vipcartoonizer/status/1266003713619103745?s=20
Pomo krijoi dy foto të animuara; një që tregonte momentin kur polici mbante këmbën në qafën e Floyd dhe një tjetër në kujtim të tij, me në sfond një pankartë ku shkruhej "Drejtësi për George-in".



