Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i ka drejtuar një mesazh vendeve të Ballkanit, në prag të një turi vizitash që pritet të nisë javën e ardhshme në disa vende të Europës.
Tillerson ka kërkuar që Ballkani të lërë mënjanë armiqësitë e vjetra, duke i përmendur mundësinë e një shansi për të drejtuar një kurs të ri të historisë.
“Vendeve ballkanike ne u themi “braktisini armiqësitë e vjetra, në mënyrë që paqja të bëhet e përhershme. Ju keni shansin të drejtoni një kurs të ri të historisë. Diferencat entike midis vendeve nuk duhet të shndërrohen më në fronte konfliktesh.
Shtetet e Bashkuara dhe Bota dëshirojnë të shohin një brez të ri serbësh, kroatësh, shqiptarësh, boshnjakësh, kosovarësh dhe të tjerë, që të falin atë që ka ndodhur në të shkuarën, edhe në se nuk mund ta harrojnë atë kurrë”, tha Tillerson.
© SYRI.net