Vllaznia, kush e ka rradhën pas Xhevahir Sukajt e Sedat Berishës?

Drejtuesit e klubit shkodran duket se po bëjnë goditjet e duhura në merkato. Pasi kanë siguruar tashmë firmat e sulmuesit Sukaj dhe mbrojtësit Berisha, ata nuk e kanë ndër mend të ndalen këtu. Trajneri Gjoka në bashkëpunim me administratorin Gjyrezi por edhe kryebashkiaken Ademi duket se i kanë ndërtuar mirë planet për fuqizimin e skuadrës. Dalja në skenë e Berishës në mënyrë krejt të papritur, ka qenë një lëvizje e zgjuar e tyre ndonëse kishin disa ditë që kishin nisur kontaktet me të.

Arsyeja pse u mbajt e fshehur është shpjeguar edhe nga trajneri Gjoka sot kur deklaroi se “afrimi i Cicmil dështoi pikërisht prej bërjes publik të emrit të tij”.

Në këtë mënyrë, ajo që tashmë duhet të presim është se cili do të jetë futbollisti i tretë që do të vijë në Shkodër. Mbase brenda 2-3 ditësh, edhe kjo enigëm do të marrë fund. Vllaznia gradualisht po merr formën e duhur, duke plotësuar kësisoj edhe kërkesat e stafit teknik.

marre nga shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME