9 Janari qe nuk duhet harruar!

Te dashur miq,
Ata qe e mbajne mend 9 Janarin 2004, besoj se e kujtojne tragjedine e 28 shkodraneve (te rinj dhe te reja), qe u nisen me gomone nga Vlora drejt Italise per nje jete me te mire, por qe fatkeqesisht humben jeten ne ujerat e Detit Jon.

Ishte nje tragjedi qe preku te madh e te vogel, por fatkeqesisht 9 Janari 2004 mbeti nje nder episodet e tragjedive qe kane pesuar dhe vazhdojne te pesojne shqiptaret prej 27 vitesh ne rrugen e veshtire te emigracionit. Fatkeqesisht hemoragjia kombetare vazhdon edhe sot e kesaj dite, pasi jemi vendi rekord per shifrat e azil-kerkuesve, shifra qe s’i kane as vende qe jane ne lufte.

9 Janariduhet te jete jo vetem nje homazh, por edhe nje moment reflektimi nga politika shqiptare, e cila vazhdon te majmet ne kurriz te shqiptareve, nderkohe qe nuk i ofron asgje atyre, duke i lene qytetaret shqiptare ne meshiren e fatit, qe shpeshere perfundon ne fund te detit si me 9 Janar 2004, apo 28 shkurt 1997, e shume e shume raste te tjera si keto…Homazh per ata qe s’jetojne me, u prehshin ne PAQE!

Aleksander Biberaj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME