Liqeni artificial i Pukës, së bashku me parkun e pishave do të jenë surpriza e bukur e radhës për vizitorë të huaj dhe vendas.
Punimet e krijimit të zonës rekreative të Pukës, rrotull liqenit artificial, deri dje e kthyer në një gropë septike, sot falë rehabilitimit të kryer është shndërruar plotësisht dhe krijon veç të tjerash edhe një peizazh të harmonishëm alpin.
Shumë shpejt, Liqeni dhe parku i pishave do të jenë një risi turistike e rangut të parë që do shpërfaqet në këtë zonë të qytetit verior e që padyshim do të tërheqë një numër të madh vizitorësh për të shijuar klimën unike që kjo krahinë rezervon.
Qyteti i Pukës prej muajit maj 2017, është duke përjetuar një ndërhyrje të rëndësishme për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël.
https://www.ata.gov.al/foto-liqeni-artificial-i-pukes-e-parku-mes-pishave-nje-mrekulli-natyrore-e-turistike/