Në një shqipëri te mbushur me bukuri natyrore. Diku ne veri, spikat një zonë e njohur si Lugina e Kirit. Mes maleve qe tregojnë madhështi, Lugina e Kirit është nje nga ato pak vende ku dora e njeriut nuk ka dhënë ende ndikim, për mirë po ras për keq.
Në këtë luginë mund të gjesh ende menyrën e ashpër të jetesës me të cilën janë përballur të parët tanë. Shtëpi të gurta me çati të larta, mes malesh të thepisura, tufa delesh duke kullotur në livadhet e pafundme. Është kjo panorama e këtij vendi të bekuar nga zoti. Por mungesa e infrastrukturës ka bërë që kjo zonë të mbetet e izoluar e vizituar pak nga turistët vendas dhe sidomos ata të huaj.
Në një kohë kur Minstria e Turizmit po përgatitet për çeljen e sezonit të ri turistik, lugina e kirit ndodhet ende aty, në pritje të ndonjë mrekullie nga shteti, ose më saktë, pret qe shteti të mbajë fjalën e dhënë për financim dhe shtrimin e rrugëvë të zonës.
Arkitekti Besnik Aliaj sjell fotografi të zonave gjatë Luginës së Kirit.