Në një simpozium shkencor të organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare Vatra,
folësit përmendën me nderim epokën e Skënderbeut si një vlerë që ndihmon edhe sot përparimin e shqiptarëve në epokat moderne.
Aktiviteti kishte për qëllim të sensibilizonte komunitetin e shqiptarëve të Amerikës për figurën e Skënderbeut.