Është ndaluar nga policia e Shkodrës një bashkëpunëtor i vrasjes së gruas S.S. e cila ka ndodhur më 18 prill të vitit 2016 në Shkodër.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, S.S.
Nga Struktura D.V.P. Shkodër është bërë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të 35 vjeçarit F.K. , banues në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore,
se ky shtetas është bashkëpunëtorë në vrasjen e gruas S.S.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhënie familjare,
kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal.