Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar mbledhje pa praninë e mediave me strukturat e PD-së në Shkodër.
Kryetari i partisë opozitare më të madhe në vend u shpreh se kjo qeveri nuk mund të ndalë 120 mijë shqiptarë në shesh në 27 Janar.
“Kjo qeveri nuk mund të ndalë 120 mijë shqiptarë në shesh në 27 Janar.
Krimi dhe mafia kontrollon sot qytetet dhe fshatrat tona. Shqiptarët janë sot me të varfër, vendimi i shqiptarëve është largimi i Edi Ramës. Ti themi gjithkujt që t’na bashkohet, jo për hallin e Lulzim Bashës, as të Partisë Demokratike por të gjithë shqiptarëve
Forca e njerëzve të bashkuar, mund të ndryshojë këte qeveri. Le ti japim Shkodrës pishtarin e demkracise, ky pishtar i Shkodres për liri dhe demokraci nuk ndalet asnjeherë.
Nuk mund të lejojmë askënd të gezojë pushtet me vota të vjedhura, dhe 27 Janari ështe dita që do ti thotë jo kësaj qeverie me vota të vjedhura.
Kjo qeveri vetëm me pesë persona ka vjedhur 120 milion euro, nuk ka europe pa Saimir Tahirin në burg, ne jemi ne një linje me axhenden europiane dhe amerikane.
Kjo parti ka lindur për të bëre ndryshim, tek kjo parti te gjithe shohin shpresen e ndryshimit. 27 Janari është dita e ndryshimit të madh për të gjithë.” Deklaroi Basha.