Nga Edmond Frroku.
S’më kanë pëlqyer kurrë femrat qe i vënë bukurisë së tyre një çmim material, por për fat të keq sot po rrethohemi përherë e më teper nga femra që kanë nxjerrë në ankand hiret e tyre femërore.
Pa e kuptuar ato e lejojnë veten të shndërrohen në qenie që dhurojnë puthje pa ndjenjë, kanë dashurinë në buzë dhe indiferencë në zemër dhe pak nga pak shndërrohen në barbi që zbukurojnë makinën por asnjeherë nuk arrijnë të jenë engjëj që të zbukurojnë jetën me dashuri pa interes.
Vajzë e dashur!
Ti mund të tërheqësh vëmendjen e shumëkujt në ditën me diell por mos harro se ato që e marrin dritën nga dielli janë vetëm hëna që ndriçojnë pak e nuk të ngrohin aspak.
Mos i beso shumë pasqyrës sepse ajo reflekton vetëm bukurinë e fytyrës jo të karakterit apo të shpirtit.
Sikur pasqyra të reflektonte karakterin e njeriut dhe shpirtin, kam frikë se nuk do guxoje të dilje para saj.
Bukurisë që nuk i shuhet drita asnjëherë as ditën as natën, as në rini as në pleqëri e ka burimin thëllë në shpirt e jo në sipërfaqe.
Larg nga jeta ime të gjithë ata që më qëndrojnë afër për interes material e jo shpirtëror sepse janë aq dritëshkurtër sa nuk kuptojnë se pasuritë e mia të vërteta gjenden thellë brenda meje.
Paratë që kam janë thjesht prej letre dhe janë për të blerë sende jo njerëz edhe pse disa njërëz janë të gatshëm të shiten pasi aq vlerë kanë.
Të gjitha femrat e idealizojnë veten si femra të hijshme. Të gjitha duan të njihen si të tilla. Por jo të gjitha janë. E dini pse? Sepse hijeshia nis nga paraqitja por nuk përfundon aty. Hijeshia kalon nga karakteri dhe përfundon tek pastërtia e zemrës.