Deputeti socialist, ish-mundësi Fidel Ylli ka vizituar Kishën e Laçit ku është lutur dhe ka ndezur qiri,
ashtu siç tradicionalisht bëhet në këtë vend të shenjtë.
Momente nga pelegrinazhi i tij në Kishën e Laçit i ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” ku ka postuar një video.
Ndërkohë ai flet edhe për shokët e tij mundësa duke marrë shkas nga ditëlindja e njërit prej tyre ditën e djeshme.
STATUSI I FIDEL YLLIT
Përshëndetje miq te dashur.
Dje një shoku im i mirë i fëmijërisë ish-mundës me ekipin e Tironës Gud Lala kishte ditëlindjen mbushi 55 vjeç.
Kur pashë fotot dhe videot e shokëve të mi të mundjes vërtet u emocionova dhe më erdhi keq që për arsye të një angazhimi politik nuk isha.
Por sot erdha që herët në kishën e Laçit të ndez një qiri për të gjithë shokët dhe vëllezërit e mi të mundjes që kemi pirë djersën e njeri-tjetrit jemi ndeshur si gladiatorë në tapet por jashtë tapetit kemi qenë vëllezër.
Dhe ndryshe nga sportet e tjera mundësit e kanë ruajtur shoqërinë dhe miqësinë me njëri-tjetrin sa do që jeta na ndau.
Dhe sot dua t’i uroj Gudit të ketë dhe 100 vite të tjera dhe të gjithë mundësve, trajnerëve, gjyqtarëve të tjerë kudo që janë në Shqipëri, Europë, Amerikë apo Australi të kenë jetë dhe shëndet e mbarësi në familjet tyre dhe Zoti i ndihmoftë! Uroj kështu të jemi gjithmonë të bashkuar.