(foto) Magjia e Valbonës: E bukur dhe joshëse, edhe në dimër

Turizmi i borës, apo Turizmi i Bardhë, ka nisur.

Lugina e Valbonës e ka prishur bardhësinë e saj nga skiatorët dhe gjurmët e vizitorëve të fundjavës.

Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri,ajo ka mar një tjetër nur.

Ka hequr petkun e gjelbër dhe është veshur me të bardha. Ajo është një kompleksitet dukurish interesante, ashtu siç janë vet Alpet Shqiptare.

Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rrugët drejt saj , janë një vrapim piktoresk mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, port ë gjitha lidhen me malet.

Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e mandej në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve. Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizëreni, por dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë.

Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së.

Tashmë, turizmi aty është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone, ku vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, duke rritur interesin e të huajve dhe vëndasve.

Në Valbonë ka hotele moderrne dhe shtëpi bujtina që presin vizitorët. mbi 20 hane që u shërbejnë turistëve në çdo stinë të vitit.

Ndoc Mulaj, natyralisti dhe miku i mjedisit, raportonë se bora tashmë ka shtruar në luginë dhe ka boll vizitor që kanë mbërritur aty.

Gjatë ditës organizohen piknik bjeshkëve, duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke shijuar ushqimet karakteristike të zonës të përgatitura për periudhën e dimrit, si pastërma, gështenja të ziera ose të pjekura (porogaça), e deri te turshitë karakteristike, domate, tranguj, speca, lakra e salcë kosi,duke mos harruar pijen tradicionale, rakinë e rrushit dhe të kumbullës. Valbona është e bukur dhe mikpritëse në çdo stinë dhe vizitohet në çdo kohë. / Telegrafi

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...