Një fotografi e rrallë e kohës. Aty shihen Luigj Gurakuqi me Sali Hida Hoxhën si dhe malësorët kryengritës në Podgoricë më 1911.
Kryengritja shqiptare e vitit 1911 ose Kryengritja e Malësorëve e vitit 1911 ishte një nga shumë kryengritjet shqiptare në Perandorinë Osmane dhe zgjati nga 24 mars 1911 deri më 4 gusht 1911 në rajonin e Malsisë.