Shqipëria thyen rekordet për të dënuarit, burgjet të tejmbushura

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara, të paktën në Europë, sipas treguesve ndërkombëtarë, por edhe ku ndëshkueshmëria është e ulët.

Jo më kot, në qendër të debatit vitin e fundit ka qenë reforma në drejtësi, e cila nuk ka filluar ende zbatimin e plotë.

E megjithatë, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot. Sipas World Prison Brief  (WPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete.

Në Maqedoni, ky tregues është edhe më i lartë, 132%; në Serbi në nivele të ngjashme me Shqipërinë, në 106.4%; Në Mal të Zi, dhe Kosovë burgjet janë më “bosh”, me përkatësisht rreth 87% dhe 84% të kapacitetit të zënë.

Më pak “mëkatarët” janë boshnjakët, me 61%.

Në fqinjin Itali, ku jetojnë një numër të madh emigrantësh, përfshirë dhe shqiptarë, kapaciteti i zëniës së burgjeve është 115%; në Greqi 101.4%.

Sipas raportit, në Shqipëri, vetëm 1.9% e të burgosurve janë gra, një ndër më të ulëtit në botë. 1.4% e të burgosurve janë të huaj. Në Itali, psh, 34% e atyre që mbahen të mbylur janë të huaj.

Në treguesin tjetër, të të burgosurve për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në vendin e 77 në botë, nga 222 shtete në total, me 187 të burgosur për 100 mijë banorë, niveli më i lartë në gjithë rajonin. Në Serbi ka 142 të burgosur për 100 mijë banorë; Në Maqedoni 156; Mal të Zi 182, Kosova me 106 dhe numri më i uët i të dënuarve është në Bosnjë, me 73 për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, të publikuara në 2015-n, kosto e një të burgosuri në Shqipëri është mesatarisht rreth 800 euro në muaj. Ndërsa një raport i hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, vlerëson se një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive.

Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë.

Vendet me burgje të tejmbushura

Dikush që arrestohet dhe burgoset në Haiti do të duhet të durojë kushte shumë më të ashpra. Vendi i Karaibeve ka burgjet më të mbipopulluara të çdo vendi në mbarë botën dhe institucionet e tij po operojnë me kapacitet prej 454 për qind. Kjo ka bërë që 80 deri në 100 burra të mbushin një qeli të vetme në të njëjtën kohë, është e dukshme kequshqyerja dhe përhapja e sëmundjeve.

Shumë nga të burgosurit e Haitit nuk janë dënuar për një krim dhe OKB ka thënë se të burgosurit janë subjekt i shkeljeve të përditshme të të drejtave të tyre njerëzore.

Situata në Filipine është e ngjashme dhe kushtet në burgjet e saj janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Presidenti Rodrigo Duterte filloi luftën e tij ndaj drogës. Kjo ka parë rritje të fortë të numrit të arrestimeve. Kjo ka bërë që normat e shfrytëzimit të arrijnë në 436 për qind të kapacitetit dhe burgu i Quezon City është një shembull i mirë.

Një raport i ABC News pohon se objekti është ndërtuar për të strehuar 262 të burgosur dhe tani pret mbi 3.000 të burgosur. El Salvador vjen i treti për mbipopullimin e burgjeve me institucionet e saj që veprojnë në 348.2 përqind të kapacitetit të tyre.

(Burimi:Monitor)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME