“Kurrë nuk jemi ngopur me bukë”, historia rrëqethëse e familjes shqiptare

Është padyshim një ndër fshatrat më të bukur në vendin tonë, por Rrajca duket se është zhytur prej kohësh në mjerim të thellë.

Shumica  e banorëve aty janë te varfër, por jo si familja Bogdani, e cila jeton prej një viti pa drita.

Sipas “Dritare.net”, tre nga tetë fëmijët janë të sëmurë mendorë, ndërkohë që nëna e tyre, Zana Bogdani nuk mundet t’u sigurojë bukën e gojës.

Babai i tyre ishte në burg prej kohësh pasi ishte arrestuar padrejtësisht sipas familjarëve edhe banorëve të fshatit

Vajza më e madhe  tregon se detyrua të braktistë shkollën, sepse shokët e ofendonin. Ajo madje u izolua në shtëpi për muaj me radhë.

E dëshpëruar, ajo shprehet se:

Dua vetëm të ha. Jetojmë të gjithë në një dhomë, aty hamë nëse kemi, aty flemë.

Kurrë nuk jemi ngopur, kurrë nuk kemi qeshur, mami ikën me vrap, motra ulëret, vëllai nuk flet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME