E përfshire në projektin “100 fshatrat” fshati Qelez në bashkinë e Pukës, po përjeton rikthimin e shpresës. Qelza nepermjet ketij projekti pritet të kthehet në një prej destinacioneve me të kerkuara nga turistët.
Banorët e zonës e mirpresin këtë nisëm, ndërsa të larguarit kanë filluar të mendojnë kthimin ne shtëpite e braktisura te cilat duan t’i kthejne ne bujtina.
Ndërtimi i rrugës Qelëz-Brigjet e Liqenit të Komanit do e ktheje këtë zonë të virgjër ne nje ndër më të vizituarat në veriun e vendit.
Banorët thonë se Qelza ka shume atraksione turistike si kullat karakteristike, apo shpellat plot legjenda, si mjaft i veçantë është edhe lundrimi në liqenin e Komanit,
pa lënë pas gatimet tradicionale që pëlqehen shumë nga turistët.
Top Channel