Në Theth s’mund të ndërtohet sipas qejfit. Shtëpitë duhet të unifikohen

Thethi është një fshat turistik, por me rritjen e numrit të turistëve dhe si pasojë edhe të numrit të ndërtimeve, bën që të humbasë tradita.

Për këtë arsye, arkeologë dhe dhe planifikues urbane shqiptare e gjermane kanë hartuar një Kodi Dizajni për zonën e Thethit, një udhëzues me rregulla që përcaktojnë kriteret për ndërtim në këtë zonë.

Eltjana Shkreli, planifikuese urbane dhe hartuese e Kodit të Dizajnit theksoi se janë disa elementë që duhen ruajtur kur të ndërohen banesa, si psh: “Planimetritë, fasadat, çatitë, dritaret, dyert dhe pjesa e rrethinës si: gardhet, stalla për bagetitë etj.

Një banesë gjithashtu nuk duhet t’i kalojë tre kate lartësi. Çatitë duhet të jenë të mbyllura me dru pishe, karakteristikë e veçantë është ngjyra gri, e cila përputhet me zonën. Të gjitha këto janë elemente të vogla, por që në vetvete përbëjnë kompleksitetin”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME