Zbuloni si e përjeton kapiteni Lika një humbje të Vllaznisë, ja çfarë bën ai

Sa herë që Vllaznia humbet dhe sidomos në Shkodër, tifozët e kësaj skuadre, madje edhe i gjithë qyteti e përjetojnë keq atë.

Shpeshherë fajësohen trajnerët apo dhe futbollistët për këtë gjë por ajo që shumëkush nuk pyet është se si përjetojnë vetë ata një humbje.

Një rrëfim ekskluziv për këtë gjë vjen pikërisht nga i vëllai i kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika, Harisi.

Edhe vetë ai ka qenë futbollist ndërkohë që tani ka nisur rrugën e trajnimit. Duke folur për “Shkodra Sport” në lidhje me mënyrën si e përjeton i vëllai një humbje të skuadrës shkodrane, ai shprehet:

“Eh, vërtetë themi se shqetësohen tifozët por duhet të dini se edhe në familjen tonë është diçka e tillë. Gilman nuk del dy ditë nga shtëpia pas një humbje, kaq keq e përjeton një humbje.

Sikur ta përjetonin të gjithë ashtu si ai, mbase gjërat do kishin qenë më ndryshe”.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME