“Risia” nr.2 e Ferdinand Jakut. Krijon të parin ekip futbolli me fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian

Ka krijuar të parin ekip të futbollit të femrave në Shqipëri- “Juban Danjen” por Ferdinand Jaku na dhuron një tjetër risi.

Ka mbështetur dhe ka krijuar dhe federuar në kampionat, të parin ekip fëmijësh të komunitetit rom dhe egjiptian.

Një nisëm kjo shumë fisnike që ndihmon për integrimin e fëmijëve të këtij komuteti për t’i bërë ata të ndihen të barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë shkodranë.

Në një prononcim për “Shkodra Sport, presidenti Jaku shpjegon edhe idenë si lindi ky organizimi.

“Rastësitë ndoshta nganjëherë të krijojnë mundësinë e krijimit të risive të ndryshme. ideja për krijimin e këtij ekipi lindi krejt rastësisht.

Dua të përmend drejtorin e shkollës së Laçit të Vau Dejës Marjan Beci, së bashku me dy drejtuesit e shoqatës së komunitetit egjiptian dhe rom Kydret Shatza dhe Ali Lezha.

Ka qenë një takim sporadik kur ata më kërkuan një ndihmë simbolike për këtë ekip.

Por unë duke parë se kishim të bënim me një grup djemsh të talentuar por edhe të edukuar dhe që frekuentonin rregullisht shkollën “Liria”, më krijuan një kënaqësi dhe emocion, që çuan pastaj në idenë e krijimit të një ekipi futbolli.

Ky ekip tashmë është federuar në Zyrën Rajonale të FSHF-së, është paguar kuotizacioni i rregjistrimit në kampionat dhe do të marrin pjesë në Ligën Amatore me grupmoshën U-13.

Kjo është hera e parë që një ekip i përbërë i gjithi me djem të këtij komuniteti, merr pjesë në një kampionat të rregullt në Shkodër, por sipas informacioneve që kam, edhe në Shqipëri”- shprehet ai.

Kjo inisiativë është për t’u përgëzuar dhe mbështetur dhe në fakt ka jo pak shoqata e projekte që gjoja gjenden pranë këtij komuniteti megjithatë Ferdinand Jaku ndjet mirë që ai po bën diçka në këtë drejtim prandaj shton:

“Ka shumë projekte gjoja për t’iu gjendur pranë këtij komuniteti, edhe në fushën e sportit por nuk e kanë bërë dhe po mundohem ta bëj unë tashmë.

Këto fëmijë të harruar tashmë do ta ndjejnë veten të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre, kjo në aspektin sportiv.

Ndjehem mirë edhe në një aspekt tjetër. Nga ky grup lojtarësh të këtij ekipi, 2-3 prej tyre janë marrë nga rruga ku dilnin për të lypur dhe sot tashmë e konsiderojnë veten futbollistë.

Ky është misioni ynë kryesor, t’i integrojmë edhe këto fëmijë sepse nuk e meritojë t’i mënjanojmë”.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME