Janë dëgjuar dje në gjykatë regjistrimet audio nga telefoni i Suela Sulës, e vrarë dy vite më parë në banjon e mobilerisë të saj, në Shkodër, me bashkëshortin e saj, Satedin Sula.
Këto regjistrime publikohen ekskluzivisht sot në “Shqiptarja.com”.
Në këto përgjime del bisedat e Fatjon Karmeshtna vrasësit të Suela Sula dhe burrit të saj Satedin Sula.
Autori i dyshuar i vrasjes së nënës së tre fëmijëve, Fatjon Karmeshtna ishte punëtor i çiftit Satedin dhe Suela Sula në mobilierinë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016-ës. Për Fatjon Karmeshtën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në datën 23 janar 2018 masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për këtë krim.
Krim për të cilin në pranga është vënë një vit më parë dhe Sadetin Sula, burri i viktimës Suela Sula. Nga hetimet ka rezultuar se shkak i këtij krimi të urdhëruar nga Sadetin Sula ka qenë dyshimi i tij se bashkëshortja Suela e tradhtonte dhe për shkak të kësaj tradhtie ajo kishte lindur fëmijën e tretë, të cilën Satedin Sula e cilësonte si kopil.
Mirëpo bashkëshorti i Suelës, Satedini i ndruhej divorcit, pasi gruaja do t’i merrte gjysmën e pasurisë.
Por njëherësh prokuroria gjatë leximit të kërkesës së saj evidentoi se disa ditë para vrasjes, viktima Suela Sula, kishte përgjuar 5 herë me telefon Fatjon Karmeshtën dhe burrin e saj, Satedin Sula, të cilët kishin raport të ngushtë. Vetë Karmeshtna i akuzuar për këtë vrasje nuk ka pranuar të flas.
Në seancën e djeshme prokurori Enrik Ligori paraqiti në gjykatë 5 regjistrime audio të kryera në shtator 2015 ku shfaqeshin debate mes çiftit ku Satedini akuzonte bashkëshorten e tij se fëmijën e 3-të e kishte me persona të tjerë. Po kështu, në debat e sipër, viktima i kërkonte të pandehurit të kryenin analizën e ADN-së për të vërtetuar se fëmija ishte i tij dhe njëherazi i kërkon divorcin.
Gjithashtu, dëgjohen bisedat mes Satedin Sulës dhe Fation Karmeshtës, ky i fundit i dyshuar si ekzekutor, ku Sula kërkon ndihmë Karmeshtës t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që mos e kundërshtonte.
Karmeshta i thotë të pandehurit se gruan do ia nënshtrojë duke i bërë magji dhe për këtë ai merrte para.
Regjistrimet audio u zbuluan një vit pas ngjarjes nga njëra prej motrave të viktimës, e cila teksa ka dëshmuar në gjykatë, tregoi se dispononte përgjime audio që vetë motra e saj, e ndjera Suela Sula, i kishte bërë përpara se të ekzekutohej.
Përgjimi i bisedave
04:56:00
Fatjoni: mir ma vlla i kena ra nte
Sadetini: nuk e ka emrin Manjol e ka emrin Fabiol për at pun mtha për mas me u njoft i ndrrojn emrat.
Benit i pata than edhe nji her tjetër e mtha: ja mar ska.
Lëvizin mtha mor lëvizin nuk rrin nji vend nji vit ktu nji vit atje
Fatjoni: un di gjithça i di tana gjanat di edhe punën e 500 Euroshit ja kujtova dajs
Ti i ke var turinjt kot me mu. Ka ra tel Fatjon du ikët ikët tjam përgjigj
Sadetini: Kur don me punu punon tpaktën mthojn deri ktu kam forc
E ta mbys deri sa mem mbyt.
Tash dy vjet i tham un atij.
Fatjoni: Për zotën mar a e din qa i baj un asaj.
Un at me e ba të marr e mas me ken e zoja me fol.
Aja mas me ken e zoja me qil gojën.
Po mir ma daj qa ban ti qa ban? I thash dajs.
Un direkt e nshpi kam punt e mija.
5:30:29
Nji e dy aj magjypi ma shkatrroj shpin thot Suela.
Kja a fiksimi që i ka met nkry Suelës.
Nji e dy magjypi ma shkatrroj shpin, përzotin mar.
Sadetini: Ti ja prishe tana punt ia prishe planet.
Fatjoni: Nigjoje tesh nigjoje heee po e di mar për zotën nuk mdhimet trilleku për kryt tre fmive. Qfar lesh trillekut i thas un nuk e la me ba rrahman.
Nëqoftëse un kam 10 her frik ai ka 100 her frik.
E pse ka 100 her frik?
04:30:00 sek
Fatjoni: Me Elën a je tu shku mir?
Sadetini: Me Elën?
Ja maaa ça me shku mir, Elës si kam fol hiq kur sflet ajo po i flas un.
Po i bi ngjuj ee
Shyqyr që kam ndje mir
Fatjoni: Mir mir se Myzaferi njat pun kishte ngoj, qe tesh që kam ardh un: Un jam ai që e nxis me punu.
Unë fola me Myzaferin: Un nuk kam për me shku ma në Gjermani, Holland as Spanjë.
Jam në Shkodër
Ai derisa ta ka vu dorën në kry, tka dal germa A në tru.
Sadetini: Un i pash mor Fatjon ata jan tana bashk
Fatjoni: E kam shpërthy dajën dje muhabet, muhabet, muhabet pivi shishen e rakis ma.
Fatjon mtha: un nuk të ndrroj me djalin që kam te shpija, po e di mor daj
Pam pum pam pum pam pum qyr e me te mas u shoqno ma fort hajt se fmit po trilleku jot mtha
Ai ndjeket e pergjohet
I thash për germen a pse asht aja (për Suelën) nshtrat asht tjetra që i kryn punt.
Ky vet ma ka msu me knu uzurin e delte germa a te mend e tuja. E kam dit me jet se kan me tba diqa.
Sadetini: I kam than Besnikut e Drits, po keni me shku te Beni me marr lek
1.5 miljon njeri e 1 miljon tjetri telefonat i keni e tana me vazhdu punën
Keni me shit madhin me ata lek me shit e me gjiru me punë për vedi.
Se për mu e lshoj me qera e jam nrregull. Spo asht naj problem i fort.
Jam tu i menu mar Fatjon tana se asaj si dihet.
Fatjoni: Un du me shku te hoxha me e kry kët pun.
E hedhim edhe ikyt mar edhe ikyt mar.
Sadetini: Keee? Rusin (Flutra) aaaa?
Jaaa Rusin lene qa po na duhet, qa po na ban?
Fatjoni: Qyr Fatjonin tash ktu.
Me Rusin nuk dona me u fut tana kraht, e kryn tjetër kush ma
Sadetini: Ja ma lene. Ke me ja blloku paret aaa
Fatjoni: Me ja blloku paret e me e hedh edhe kyt si e motra mas me u ndi ma.Rusit qose dan me ia qu naj gja, qaja.
Fatjoni: Kadalekadal nji her.
Rusit (Flutra) ia fusim shamatën me të birin dhe ja ban të smur.
Kur ja ban tbirin tsmur ja ke smur tan shpin.
Sadetini: Ku e merr mar?
Fatjoni: Jo ku e merr po kjo pun bahet. 5:41:10
Sadetini: Me e kry ket pun ia q…… fill ia blej foristradën.
Zot ishalla jena shnosh. 7:8:00
Fatjoni: Ne mas e kryshin kshu ndryshe asht i krym ky muhabet.
Sadetini: Po ja q….. ropt asaj.
Se ai ka pasunin ka lekun, rri mar daj urt.
Sadetini: Pislleqet që ka ba eeee.
Fatjoni: Normal të tana.
Për me u përfol nuk duhet hiq. Hiq mar hiq as në telefon as hiq tmajm rregullin që e kena ndor.
Po kur tshkojm te vorret duhet me ken ti.
Kot po tham un, naj gja smundesh me marr a?
Sadetini: Ça?
Fatjoni: Naj djers ma, naj kanatjere a naj gja
Sadetini: Po mundohem
Fatjoni: Ja me ra nsy eee. Me ra nsy nuk ban.
Sadetini: I kam than Benit: Ben qa do mem noll me nji fjal lek pa…. kur tndish se u palos Suela, u palos emotra ka me ardh Fatjoni e ke me i dhan lek sa dan. Ke me ja dhan Fatjonit që kryn punën. Në teproft gja ke me ja dhan Enrit kur tbahet 18 vjeç. Jo itesh po kur tbahet 18 vjeç që ta din ça asht leku, njena e ça asht tjetra.
I kam lana tana mor burr. Lekt jan aty mren (te Beni) ku tjet me u pagu pa, qe ku i ke paret zotni
Aja të dyve sasht tu na hek.
Fatjoni: As ty mor burr nuk të hek larg qoft.
4:30
Un nuk e la rrahman mor burr.
Rrahman nuk e la për zotën, do i vi hakut.
Sadetini: Mos meno se edhe na jena pa gja mar Fatjon, nji e dy aj magjypi thot ai ma shkatrroj familjen. Nigja, kjo pun ka met o un ose i lodhesh kot (Me Qypat).
Sadetini: Sna e ban daja ma, kur tmhajn se ska rrug tjetër.
Fatjoni: Pash sot pershitas kur kalova nrus ajo ja kishte ngul syt makins.
Sadetini: Nuk e njef nanën. Mos kalo ma nrus se ta njef makinën.
Sadetini: A ndalojm me ja hedh kocat qenit?
Fatjoni: Jo jo se kam frik, po na del Suela.
Sadetini: Jo mor burr se sasht aty.
Fatjoni: Sado ke edhe ballistin.
Sadetini: Nuk e njaf.
Fatjoni: Asht dhandrri i Kryezezve.
Si ka munsi ma Sado si i lidh ata fjal mar me tu ba me e besu.
Sadetini: Helmi i gjarprit a asht i itht?
Me e kap gjarprin me e shtryll e me ja hedh ngjell.
8:59:00
Fatjoni: Po qa pra?
Sadetini: Dy dur përmi kry jan o aja mu o un ate.
Jo mor burr po ia q…… un ropt asaj.
Fatjoni: Ja mor burr se i krym ndryshe punët.
Aishja gru…… a e din si mka pa kja mu kur kam ardh me marr gjyshin e Safetin nmakin që i kam marr prej aeroportit!
Ooo si mka nejt e mka pa mar Sado!
Sadetini: Edhe kjo sh….. mtha: Ti je i degjenerum ma ja ke hedh 5 vetve atje.
Fatjoni: Qyre!!!
Sadetini: Ja ke hedh doktorit që doktori është i sjut e tana.
Ku ke me u kap ti gja tjetër i thash, ja ke hedh ktyne, ke shku me Kinezen.
Un tham qe ku e ke kopilin e kam nshpi,
Fatjoni: Myzaferi i din mor burr se nuk flet kot Myzaferi din diça.
Sadetini: Se jan ikaq tforta kurr smkishte shku menja, me ken nfillim kisha than ska mundësi.
Nuk zgjat puna 2 vjet mor burr çfar, për 6 muj o ka me mi q…. ropt o kam me ja q…. ropt.
Fatjoni: Kam nejt sot me Myzaferin e mtha shpejt e shpejt.
Sot as 5 minuta skam nejt por mos me trrejt, por tu u lidh me muhabetin tan, shpejt e shpejt por shpejtsin nuk e di mir, du me nejt nji dit tan ditën e me e dit sa asht shpejtsia.
I thash un kja pun ka met me e nis o ju o un, tjert hajn m….. kot daj. Me e kry daj o ky (Sadetini) ose un (Fatjoni) tjert daj flasin kot.