Policia e Shkodrës ka njoftuar gjetjen e një vajze 21- vjeçare që ishte larguar nga banesa. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “Në vijim të komunikatës datë 07.02.2018,
që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases S.S, më datë 16.02.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.”.
Ka qënë babai i vajzës, nje shtetas 47- vjeçar nga Shkodra, i cili me 7 shkurt denoncoi largimin e vajzës 21- vjeçare nga shtëpia, ndërsa policia nisi menjeherë punën për gjetjen e vajzës.
Në njoftimin e policisë me datë 7 shkurt 2018 thuhet “Më datë 07.02.2018, shtetasi S.S vjeç 47,
banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia S.S vjeç 21. Punohet për gjetjen e saj .
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.”