20 SHKURT 1991/ Në prag të 27- vjetorit të rrëzimit të bustit të dikatorit, publikohet fotoja e rradhë

20 shkuti 1991 është një nga ditët më të rëndësishme të Shqipërisë së pas 1990- ës. Është dita kur u shkul nga qendra e Tiranës shtatorja e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa studentët ishin në grevën e urisë.

Ish- nëndrejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi, ka publikuar një foto të rrallë duke dhënë edhe një shpjegim.

“Pamje e sheshit “Skënderbej” pak çaste para rrëzimit të shtatores së diktatorit. Makinat tip “Ifa” që shihen në foto janë të parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me njërën prej tyre (të shënuarën me vijë të kuqe), pasi u rrëzua, u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit.”, shkruan ne Facebook Kastriot Dervishi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME