Ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit të enjten ka lexuar mesazhin e një qytetari, i cili bënte me dije se prej 5 muajsh në treg mungojnë holluesit e gjakut për ata persona që kanë vendosur valvula në zemër.
Berisha theksoi se çdo emergjencë është një procedurë dhe shkon aty për të denoncuar pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valvula në zemër dhe në 5 muaj nuk gjejnë sintrom në treg.
Ai tregoi se kjo është 90% baraz me vdekje, pasi valvula nëse nuk merr holluesin e gjakut e çon drejt vdekjes të moshuarin.
Sipas tij, ata që luajnë me diamante që folën para tij (ministri Klosi), e kanë rozë këtë Botë, por këta që vdesin për valvula, e kanë ferr këtë botë.
OPINION.AL