Policia Rrugore “bën kërdinë”, mbi 1400 gjoba në 48 orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.
Në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ka shtuar prezencën e saj në rrugë gjatë fundjavës.

Me Radar e Drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 68 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 829 alkool teste, ku ka rezultuar se:

22 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 121 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 686 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollit me Drager i janë nënshtruar edhe automjetet e transportit publik(taxi), ku 2 prej tyre kanë rezultuar se kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara.

Gjithashtu , në drejtim të shpejtësisë , tre drejtuesve të automjeteve (taxi), u është tërhequr leja e drejtimit për të dalë në OASH, për shpejtësi tej normave të lejuara si në autostradë , ashtu edhe në rrugët e qytetit.

Po gjatë kontollit me Radar, gjatë 48 orëve të fundit, është konstatuar se mjetet, në orët e vona të natës, qarkullojnë me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar.

Gjithashtu , në zbatim të Planit Operacional të datës 22.02.2018 të Departamentit të Sigurisë Publike “Për zbatimin e legjislacionit rrugor nga përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, kontrollet kanë konsistuar edhe në konstatimin dhe ndëshkimin e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit , qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit si dhe nuk respektojnë shpejtësinë, veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve, ku gjatë këtyre kontrolleve janë verifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me :

* 125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 60 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 9 masa administrative për shkelje të semaforit

* 11 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 16 masa administrative për xhama të errët

* 114 masa administrative për parakalime të gabuara.

* 8 masa për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.

Si dhe 994 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 12 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa, ku një prej tyre kishte 13 masa administrative pa shlyer.

Policia Rrugore e Tiranës , me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar, në të gjithë territorin e qarkut Tiranë , për të rritur sigurinë e jetës së qyetarëve në rrugë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...