Rrethi që thyen rekordin në Shqipëri: Bora arrin 2 metra lartësi (video)

Bora e këtij funddimri shkaktoi probleme në shumë zona të Shqipërisë, por duket se rekordin e mban Puka. Reshjet e shoqëruara me stuhi e kanë çuar trashësinë e borës në dy metra lartësi në Qafë Mali.

Ndërsa në qytetin e Pukës dhe në pjesën më të madhe të fshatrave, ka rene rreth 80 cm debore.

Segmentet problematike jane: Vau i Dejës-Pukë; Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali dhe Qafe Mali-Fushë Dukagjin. Në segmentin Q/Laç-Koman ka rreth 5 cm borë, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë, pasi ka prani ngricash. Koplik-Bogë-Dedaj –Razëm rreth 5 cm borë qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

K/Hadroj-Q/Bene-Rrëshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë. Qafë Mali-Fierzë rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Lexo edhe: Situata ne cdo qark te vendit

*Foto: Bora sot ne Puke dhe Fushe-Arrez

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME