Rikonstruksioni i rrugës Shkodër- Velipojë ka krijuar probleme të shumta për banorët në të gjithë gjatësinë e saj, sidomos në Njësinë Administrative Berdicë të Bashkisë Shkodër. Kryetarët e fshatrave,
bashkë me këshilltarin bashkiak Isuf Meta dhe administratorin Aleksandër Pashuku kanë kërkuar vemendjen e mediave për rikthimin në kujtesë të problematikave.
Disa herë këto probleme kanë dalë në media përmes takimeve të organizuara, por deri tani asgjë nuk ka marrë zgjidhje. Problemi kryesor është ai i shpronësimit të tokës ku kalon traseja e rrugës që po rikonstruktohet.
Janë rreth 150 pronarë që u cenohet toka por deri tani, nuk kanë marrë asnjë njohje zyrtare të vlerës së dëmshperblimit për pronën, për të mos folur për para.