Pedonalja e Velipojës është mbuluar sërish nga uji këtë të premte. Uji i detit ka mbërritur deri në afërsi të bizneseve që janë në afërsi.
Deti i trazuar dhe era e orëve të fundit ka bërë të mundur këtë fenomen, i cili ndodh për të dytën herë brenda pak ditëve.
E njëjta gjë këtë të premte ka ndodhur edhe në bregdetin e Shëngjinit.