Partia Socialiste ka “ndezur motorët” e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Edi Rama mësohet, se ka zhvilluar takime kokë më kokë me krerët e grupeve drejtuese të punës së PS në qarqe.
Gjithashtu, kreu socialist ka pasur konsultime edhe me të tjerë faktorë të rëndësishëm, për t’i dhënë një konsensus sa më të gjërë kandidaturave që PS do të përzgjedhë si kandidat për kryebashkiakë.
CNA.al (CityNews.Albania) ka mësuar, se Tirana e ka kandidaturën më të padiskutueshme, ku sërish do të rikandidojë Erjon Veliaj.
Në Durrës Vangjush Dako, për të katërtën herë, në Korçë Sotiraq Filo do të rikandidojë për herë të tretë duke kërkuar që të marrë një mandat tjetër katërvjeçarë.
Armando Subashi është rikandidim i socialistëve për Bashkinë e Fierit. Dritan Leli do të ketë një garë të dytë për Vlorën. Në Maliq pritet të kandidojë për herë të gjashtë Vaskë Çinoku.
Në Shkodër zëvendësministrja Senida Mesi, e cila tashmë ka filluar fushatën elektorale. Në Lezhë kandidatura kryesore e socialistëve është deputeti Pjerin Ndreu.
Ndrec Deda do të rivalizojë për një mandat tjetër në Rrëshen.
Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici, pritet të jetë një nga kandidaturat kryesore si kryebashkiak në qytetin verilindor. Gjici është kandidatura e
Ramës për të thyer pushtetin e shumë viteve të demokratëve dhe për të tentuar, që të marrë administrimin e Kukësit.
Këta janë disa nga kandidaturat të konfirmuara dhe që kanë filluar thuajse më shumë se një vit më
parë punë në bashkitë, ku ata do të garojnë./CNA.al