NJIHUNI ME FSHATIN SHQIPTAR QË KA VETËM NJË BANOR

Dy dekadat e fundit kanë sjellë ndryshime drastike në jetën në fsaht falë emigracionit e zhvillimit të shpejtë të qyteteve të mëdha.

Në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë, banorët e fshatrave kanë braktisur shtëpitë e tyre duke bërë që një pjesë e madhe e tyre të mbetet me fare pak banorë.

Megjithatë, ekziston një fshat në Kosovë, ku, besojeni ose jo, jeton një banor i vetëm.

Bëhet fjalë për fshatin Graxhanik, që ka si banor 70-vjeçarin Sabit Maliqi.

Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij buzë një përroi dhe madje duket shumë i lumtur me këtë vetmi. Në një reportazh për “RTV 21”,

Maliqi shprehet se nuk ka kurrësesi ndërmen ta lërë jetën në fshat dhe se është mëse i kënaqur aty, ku kujdeset për lopën,

delet dhe qentë e tij.

Siç rrëfeu në intervistë, ai largohet fare rrallë nga fshati dhe për këtë i nevojitet traktori, për shkak se rruga është e keqe.

“Sabiti është interesant.

Edhe ne befasohemi si e organizon jetën. Me përjashtim të tre muajve të verës, nuk ka mundësi asnjëherë tjetër të lidhet me rrugën kryesore.

E para për shkak të baltës dhe e dyta sepse bie borë shumë.”-shprehen për 70-vjeçarin banorët e fshatit fqinj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME