Përmbytja në Shkodër/ Një i ri në gjendje të rëndë, ushtria e dërgon në spital

Një i ri shfaqi probleme shëndetësore sot në Dajç të Shkodrës, aty ku me dhjetëra shtëpi e qindra hektarë tokë janë të përmbytura prej 3 javësh. Situata mbetet kritike në shumë fshatra të këtij qarku, ndërsa rrugët kalohen vetem me gomone dhe me mjetet e rënda të ushtrisë.

Sot një 27 vjeçar raportohet se ka patur bllokim të frymëmarrjes (insuficence respiratore), ndaj është dashur ndërhyrja e forcave të armatosura për ta transportuar në spitalin e Shkodrës.

Situata e përmbytjes paraditen e sotme

Sot në Dajç dhe Obot janë evakuuar 5 familje me gjithsej 23 banore, si dhe jane transportuar ne destinacione 31 banore. Po kështu janë larguar nga zona e permbytur 65 krere bageti. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje,

në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji. Është kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit dhe është bërë ndërhyrje e përforcimit me thasë më rërë.

Njësia Administrative Bërdicë: janë mbi 530 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Velipojë: janë mbi 100 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Rrethina: janë 70 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Dajç: janë mbi 940 ha tokë e përmbytur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME