Përmbytjet në Shkodër, Basha: Shpallni emergjencën, gjendja po përkeqësohet nga ora në orë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të martën, ka reaguar për gjendjen e rëndë të krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha shkruan se gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë, ndërsa qindra familje janë të izoluara nga uji. Ai tregon se dhjetra familje janë evakuuar vetëm orët e fundit.

Sipas tij, shkakrimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta, ndërsa sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.

“Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.
Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE!”, – thekson Basha.

Kreu i PD-së, i bën thirrje shtabit të emergjencës t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës.

“Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale”,- shkruan Basha në Facebook.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME