Si e luftoi korrupsionin Pashko Vasa

Për të treguar se shqiptarët kanë nxjerrë historikisht njerëz të mëdhenj për të mbrojtur pasurinë e atdheut, tokën dhe pasurinë e popullit, do të marr si simbol rilindësin e madh Pashko Vasë Shkodrani, i cili për vlerat historike të kontributit të madh të tij që ka dhënë me pendë e me jetë përgjatë 40 viteve të veprimtarise së tij për kombin tonë, populli ynë e ka vlerësuar lart dhe e ka vendosur ne piedestalin e lartë të burrave të shtetit.

Por ai ka lënë edhe një vepër madhështore në drejtim të administrimit shtetëror si guvernatori për 10 vite i qytetit të madh dhe të lashtë të Bejrutit në Liban, përveç atyre vlerave të mëdha në letërsi në gjuhën amtare që tani populli e i njeh mirë dhe të cilat bukur i ka paraqitur në veprat e tij shkrimtari prof. Vehbi Bala.

Por unë ju drejtova këtij burri të shteti për luftën që i bëri për 10 vite në administratën që ai drejtonte që vilajetit të Bejrutit. Ju duhet të dini se figura e tij e madhe merr permasa të reja kur ai ka dhënë edhe një kontribut të shquar edhe për popullin arab të Libanit.

Duke qenë themelues i teatrit kombëtar libanez në Bejrut ai shkroi për disa vite shumë vepra me vlera të mëdha edukative të cilat u shfaqën periodikisht në teatrin e Bejrutit.

Pra është ky burrë shteti që zotëron 6 gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe arabisht që në përvojën e tij historike dha një kontribut të madh edhe për kulturën arabe. Veprat e tij i botoi plotësisht kur ishte guvernator në Bejrut (1883-1892).

Në këtë 10-vjeçar të drejtimit të tij nuk ka asnjë dokument që vërteton korrupsionin e tij personal ndaj këtyre investimeve.

Prandaj me të drejtë shqiptarët pyesin tani: “Po si e luftoi korrupsionin asokohe në administratën e Bejrutit ky rilindas?”.

Sigurisht edhe asokohe ka patur korrupsion, por me energjitë dhe aftësitë e tij ai u tregua gjithnjë parimor e reformist në luftën kundër korrupsionit. Ai filloi në sektorin e drejtësisë ku shkeljet më të mëdha ishin bërë në këtë sektor nga njerez të veçantë dhe në sistemin e

drejtësisë ai largoi nga puna me dhjetëra të korruptuar që ishin përfshirë në abuzime apo për rryshfete të ndryshme.

Ai thoshte se ndershmëria e një gjykatësi apo prokurori është pasqyra më e gjallë te puna e tij e përditshme, te familja, te pasuria, te jeta e thjeshte si një nëpunës.

Kështu ai bëri thirrje që në rradhët e sistemit të drejtësisë të emëroheshin gjithnjë njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me horizont.

Në mbarimin e mandatit të parë dhe fillimin e të dytit u ndesh me korrupsionin që bënte dhëndrri i tij italian, Kupelinjo, që asokohe ishte drejtor i sektorit politik për marrëdhënien me jashtë.

Ky korrupsion që filloi të marre erë dhe u pasqyrua në disa gazeta arabe bëri që emri dhe figura e guvernatorit të lakohej në shtypin e asaj kohe. Dhe Pashko Vasa, me kujdes duke mos nënvlerësuar për asnjë rast shkrimet kritike të gazetarëve mori kontakt me këta gazetarë dhe u bind për ato që shkruheshin.

Vendosi me gjakftohtësi largimin nga puna të dhëndrrit të tij, duke e detyruar që të shkojë përsëri në Itali së bashku me vajzën e tij, Rozën dhe dy mbesat.

Ai u shpreh kështu: “Nuk lejoj të më nxihet fytyra, por dhe zemra para popullit libanez të Bejrutit për të cilët jam betuar se do t’u shërbej me ndershmëri”. /shekulli/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME