Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës për përmbytjet në
Shkodër dhe gjendjen e rënduar në këtë rreth. Në një status në “Facebook”, ndonëse Basha publikoi video, Rama thotë se po bëhet propagandë me foto të vitit 2010.
Sipas tij, shteti është në krye të detyrës.
POSTIMI:
“Shkodër – (Përtej propagandës së kazanit digjital me foto të përmbytjeve të vitit 2010) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, –
shkruan Rama, teksa sjell edhe një album me foto të ministrave në terren dhe strukturave të tjera të shtetit pranë banorëve.