Më 12 korrik 1873 u lind në Janjevë të Kosovës, 11 km larg Prishtinës, frati françeskan, veprimtari i shquar i lëvizjes atdhetare, etnografi, arkeologu dhe shkrimtari, Shtjefën Gjeçovin, një ndër gurthemelet më të njimendë të vetëdijes tonë kombëtare.
Ai ishte dha një kontribut të vyer jo vetëm si një klerik i devotshëm por dhe veptimtar i pasionuar i vlerave shpirtnore të shqiptarëve, duke u bërë njëherash dëshmues dhe afirmues i asaj pasurie që mbart në vetvete tharmin e ekzistencës së mraztë të këtij populli.
Ndonse atë e lidhim vetëm me “Kanunine Lek Dukagjinit” që doli në dritë në vitin 1933, 4 vite pasi ai u pushkatua në Zym të Hasit të Thatë, më 14 Tetor 1929, lëmi i shërbestarisë është tashmë një vlerë e pamohueshme e pasurisë së shqiptarëve.
Sigurisht që ndër kontributet më madhore të Shtjefën Gjeçovit është “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, botuar në Shkodër.
Këtij botimi i paraprin një biografi e shkurtër, shkruar nga padër Pashk Bardhi dhe vazhdon me një parathënie të gjatë nga Gjergj Fishtës, të cilën e mbyll me këto fjalë: “Kaq shkrova jo aq për me shtrî nji parathane kesajë vepre, sa per me diftue mallin e pakufîjshëm qi kam per të paharrueshmin auktorin e saj”.
Duke vazhduar rrugëtimin më tej në veprimtarinë e Atë Shjefen Gjeçovit ndërmendim: “Dashnia e atdheut” (1901), “Jeta e Shën Luçisë” (1904), “Agimi i Gjydetnisë” (1910), “Nji argtim arkeologjik” (1902), “Sebaste s’Armeni apo në Arbëri”(1921),
“Trashëgime thrrake-iliriane” (1924), “Trashëgime pellazgenë traditën shqiptare” (1914), si dhe veprat që u botuan më vonë si “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933), “Shërbyesi i botës ose
Jeta e Jezu Krishtit” (1997), apo veprat që ndodhen në dorëshkrim, si “Trashëgime ilire në traditën shqiptare”, “Përrallat popullore”(1903), “Doke e zakone vdekjeje” (1907), “Mënyra e jetës në Malci” (1908),
“Doke e zakone dasmash” (1910-1911) si dhe përkthimet e botuara “Atil Reguli” (1912), “Vajza e Orleansit” (1916), “Mark Kuli Kryeqitas” e shumë e shumë të tjera. At Shtjefen Gjeçovi krijoi mbi 10 mijë faqe materiale e krijime të tjeratë fushave të ndryshme. Akti i
krijimit të këtij humanisti është vlera sublime që nxit një mirënjohje të përunjur për këtë personalitet, për emrin dhe veprën që la si testamet të amshimit.
Nga jeta
Shtjefën Gjeçovi u lind më 12 Korrik 1874 në Janjevë të Kosovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, i vazhdoi në Kuvendin françeskantë Troshanit (Shqipëri), në Dërventë (afër Banja Llukës) dhe në Fojnicë e Kresheve të Bosnje-Hercegovinës.
U shugurua prift në Zllakuqan (afër Klinës),më 25 Korrik 1896. Shërbeu në Zllakuqan, Pejë, Gllogjan të Pejës, në Gjakovë e Zym të Hasit të Thatë të Kosovës, si dhe në Theth, Gomsiçe,
Rubik të Kurbinit, Vlorë, Prekal të Shalës e vende të tjera të Shqipërisë si edhe në Zarë tëKroacisë e Livno të Hercegovinës. U vra nga pushtuesi serb në Zym të Hasit të Thatë më 14 Tetor 1929.
Në veprën e tij “Agimi i Qytetënisë” në kapituj 2 dhe 3 kemi mundësi të njohim më afër disa nga mendimet e tij politike e filozofike-pedagogjike. Kështu në trajtimin e raporteve të “Besimit dhe Atdheut”, Gjeçovi e formulon me figurën e një “peshore”, ku besimi dhe atdhedashuria përbëjnë dy krahët që e mbajnë në drejtpeshim.
Rrjedhimisht sipas tij, besimi e feja nuk mund të pretendojnë për përparësi, siç e kërkonte kisha. Madje, Gjeçovi shkonte edhe më tej dhe formulonte kërkesën që një “shenjt” i kishës nuk mund të quhej tillë, po të mos kishte qenë atdhetarë. Në veprimtarin e tij si shkencëtar,
Gjeçovi u nis nga parimi thellësisht shkencor e patriotik njëkohësisht, se “një popull që nuk ka histori të vetën, konsiderohet si një popull i vdekun”. Visari ynë i vërtet kombëtar gjendet i mbuluar nën dhe, ose në kujtesën e popullit” shkruan Gjeçovi.
Për këtë qëllim ai zhvilloi një veprimtari të dendur për të përshkruar vendin e për të mbledhur si stematikisht këto thesare, qofshin ato objekte arkeologjike, apo materiale etnografike, doke e zakone, norma juridike a dokumente të mirëfillta historike. Me zemërim ai fliste
kundër koncesioneve arkeologjike që do t’u jepeshin të huajave dhe u përpoq me forcat e veta të mbushte atë zbraztësi të madhe që përbënte në jetën tonë kulturore mungesa e një muzeu.
Është i njohur koleksioni arkeologjik i Gjeçovit, i vetmi institucion i këtij lloji dikur në vendin tonë. Edhe më i pasur ishte materiali etnografik që ai mblodhi sistematikisht, material i cili
pasqyron në fakt gjithë jetën e popullsisë së malësisë sonë, qysh nga djepi deri në varr, duke përfshirë këtu material të vyer për institucionet karakteristike të jetës shoqërore si besa, nderi, burrnia etj.
Studiuesi Selim Islami shkruan, se “Figura e Shtjefën Gjeçovit është e madhe dhe veprimtaria e tij e shumanshme, që arkeologët mund të krenohem me të si me të parin arkeolog shqiptar.
Me ermin e tij lidhen kërkimet e para arkeologjike të bëra nga një shqiptarë deri më atë kohë”.Gjeçovi vë në dukje rendësin e arkeologjisë si shkencë: “arkeologjia shkruante është e vlefshme sepse qet në dritë visarin e kombit që prej mijëra vjetësh rrifutun nën dhe” “Lajmet mbi arkeologjinë shqipe, shton ai duke iu referua zbulimeve të tij, kanë me pas një rëndësi të madhe për historinë kombëtare”.
Mbi fushën e arkeologjisë Gjeçovi jep udhëzimet të karakterit metodik se si duhet të tregohen vendin se ku ka gjet ndonjë objekt të vjetër. Me zemërim të thellë Gjeçovi dënon qëndrimin antikombëtar të qeveritarëve injorantë e tradhtarë të asaj kohe që bëjnë tregti me pasuritë kulturore të popullit tonë.
Në koleksionet arkeologjike të Gjeçovit shumë të rëndësishme mund të cekim dy çekanë guri që përbëjnë për atë kohë, mbase dëshminë e parë të neolitit shqiptar, një numër sopatash
bronzi të tipit “shkodran” e “dalmate-shqiptare” një përkrenare ilire, maja heshtash, enë balte, zbukurime e monedha të Shkodrës, Gentit dhe Dyrrahit e Apolonisë etj. Interesimi i Gjeçovit për arkeologjinë nuk qe i rastit.
I edukuar dhe i brumosur me idetë patriotike të rilindëseve tanë ai iu drejtua arkeologjisë si një fushë që mund të kontribuonte shumë me ndriçimin e historisë kombëtare dhe të traditave të lashta të popullit tonë. Këto kontribute shkencore Gjeçovi i botoi në shkrimet “Trashëgime pellazge” dhe “Trashëgime trako-ilire”etj.
Fusha e shkencave arkeologjike që e bëri Atë Shtjefën Gjeçovin të pavdekshëm, qe ajo e etnografisë. Ai grumbulloi aq njohuri mbi traditat e popullit tonë, sa u bë “një arkiv i gjallë etnografikë”.
Trashëgime ilire në tradita shqiptare
Në këtë fushë ai përgatiti për shtyp vëllimet të shumta si: “Përralla popullore”(1903),”
Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci”(1908), ”Doke e zakonesh dasmash” (1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Por mbi të gjitha, është vepra e madhe, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhjen e të cilit e filloi në vitin 1898 dhe e vazhdoi deri në vrasjen e tij më 1929.
Atë Shtjefën Gjeçovi, shkroi edhe disa vepra që mbetën të pabotuara. Përveç këtyre librave, që i la të përfunduara, ai bëri disa përkthime. Në fushën e historisë, në mes të disa punimeve
të vogla mbi Skënderbeun, mbi arbëreshët e Italisë, mbi Lekën e Madh, studimet që kanë një vlerë më të madhe janë: ”Trashëgime pellazge në tradita të popullit shqiptar” dhe “Trashëgime ilire në tradita shqiptare”.
Këto qenë studime të thella krahasuese, që kanë gjithnjë vlerën e vet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u botua si vepër postume (pas vdekjes në vitin 1933).
Kjo vepër e bëri Atë Shtjefën Gjeçovin të pavdekshëm. Prej saj mori titullin Doktor i Shkencave in honoriscausa nga Universiteti i Lajpcigut.
Shtjefën Gjeçovi, duke qenë një patriot i flaktë dhe një luftëtari vendosur për çështjen kombëtare shqiptare, gëzonte mirënjohje të veçantë.
Këtë e gjejmë të shprehur në letërkëmbimin e pasur dhe në takimet që ka bërë Gjeçovi me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Nikoll Kaçorrin, Norbert Joklin etj. Letër falënderimi i kanë dërguar Gjeçovit për punët që bënte në të mirë të atdheut edhe pjesëmarrësit në Kongresin e Lushnjës të vitit 1920.
Vështirësitë e punës së tij i ka përshkruar me realizëm eruditi dhe poligloti Faik Konica, i cili më 1930 botoi në gazetën “Dielli” të Bostonit “Kujtime për Sh. Gjeçovin”, shkrim që u përfshi edhe në botimin e veprës “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.
Në mes të tjerash, autori shkruante: “Më 1913 shkova në Shkodrë… (Ishte një propozim i atë Gjergj Fishtës për t’i bërë një vizitë Gjeçovit, shën. ynë). Mendimi i një vizite tek atë Sh. Gjeçovi në Gomsiqe më pëlqeu pa masë.
Ashtu, pa humbur kohë, u nismë. Një gjë për të vënë re dhe që më mbushi me habi dhe trishtim është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtim shtatë a tetë orësh me kalë,
nuk gjetmë as katunt as shtëpi, veç një hani të varfër, ku qendruam për të pirë një kafe, s’pamë gjëkundi ndonjë shenjë gjallësie; një vënt i zbrazur dhe i shkretë, si i harruar nga perëndia e nga njerëzit.
Po mërzia e udhëtimit na u shpërblye përtej shpresës posa arrijtim në Gomsiqe… Famullia një biná prej guri e ndritur dhe e pastër, gjysmë e zbrazur nga plaçkat, po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit të shtëpisë, qëndronte
mikëpritëse dhe e qetë anës së një lumi. Këtu rronte at Shtjefën Gjeçovi. Këtu e çonte jetën mes lutjes e mësimeve, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria”.
Ky ishte At Shtjefën Gjeçovi, shërbestar i devotshëm, atdhetar i flaktë dhe kontributor i patëdytë i vlerave që pasurojnë dhe e ruajnë identitetin tonë.