Përmbytjet në Shkodër, evakuohen 75 banorë, strehohen në konvikt

Mund të kenë kaluar qindra herë pranë konviktit, por banorët e zonave të përmbytura në Shkodër nuk e kishin menduar se kjo godinë do të kthehej streha e sigurt e ditëve më të vështira të vitit.

75 anëtarët e dhjetëra familjeve, prej ditësh strehohen aty, ndërsa mendjen e kanë tek mundi i jetës, të cilin ua ka marrë lumi, në kuptimin e plotë të fjalës.

Për momentin kanë të siguruar strehimin, ushqimin dhe kujdesin mjekësor, por e dinë që pas disa ditësh duhet të fillojnë gjithçka nga e para.

Vazhdimisht ka patur edhe raste emergjente mjekësore, e për të garantuar siguri sidomos për të moshuar dhe fëmijët, aty është instaluar një ekip infermierësh.

Aktualisht në Shkodër janë rreth 5000 ha tokë të përmbytura, ndërsa gjatë së shtunës ka patur një ulje të nivelit të ujit.
l.q.

http://shqiptarja.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME