Ti kisha borxh keto rradhe o i madhi Sabah Bizi.
Vite me pare tek qe ne krye te Partizanit por edhe te Kombetares sone, te madhin e te paharruarin e futbollit shqiptar- Loro Boriçin e paten ngacmuar enkas per dy nga pikat e tij te dobeta e idhujt e tij, Panajotin dhe Sabahun.
“Len’ja mer at pun, ja ku po ju a them shqip: Tana ju a jap, merrini krejt ç’ka doni, veç Bizin e Panon mos mi lypni se s’ju a nap e se s’kam me ju ja dhan kurre sa te jem gjalle”-
keshtu ju qe pergjigjur provokuesve e ngacmuesve te tij gjigandi Boriçi
Dhe Ai, i madhi Sabah Bizi dukej se kish lindur ashtu siç kish edhe emrin, per te qene Sabah (Mengjes), i perjetshem.
Patem fatin e madh qe e pame, e jetuam, e duartrokitem por edhe u mrekulluam prej talentit te tij te paperseritshem, prej futbollit te tij magjik,
prej mrekullise se tij sa unikale shkodrane po aq edhe emocionuese shqiptare.
Elegant, pasues klasi, teknik si rralle kush, vizion perfekt ne mesin e fushes, krijues e shenues i veçante.
Modeli i lojes per ekipin e jo per vete, i thjeshte deri ne admirim, po aq sa edhe i madh deri ne respekt e mirenjohje.
Korrekt i nje lloj modeli te veçante, nje pergatitje fiziko-atletike e mrekullueshme, i jashtezakonshem
per nje sere cilesish te tija te spikatura individuale sportive e njerezore. Ky do te qe me pak radhe portreti “flash” i Sabah Bizit.
I lindur per te qene nje Kampion e fitues i madh, e si duket edhe i tille per te mbetur perjetesisht i dashur, i respektuar e shembulli i me se mires shembelltyre te nje sportisti model.
E kisha te pamundur tek ndodhesha ne Shkoder te mos e takoja Sabahun, sepse ndryshe nuk mund te kthehesha dot ne Tirane pa e pire nje kafe respekti me te.
Me Mjeshtrin e madh qe me kishte dhene e falur kaq e kaq kenaqesi e emocione me futbollin e tij sa emocionues aq edhe elegant, sa magjik aq edhe brilant.
Dhe takoheshim e rrinim me ore te tana se bashku e me miq te tjere te mire e goja nuk na pushonte dot per futbollin e historite e tij te pafundme. Sepse me Bizin kishe vertet qejf me nejt e me fol pa hesap e pa kqyr sahatin.
I lindur me 13 Nentor te 1948 ne Shkodren e marrise pas tope- kambes (futbollit ne dialektin shkodran), Sabahu shpejt do te binte ne sy per talentin e tij te lindur per kete loje magjike.
Qysh 16-17 vjecar ndodhej nen vezhgimin e trajnereve te shquar te asaj kohe E.Halepjani, Skender Jareci, Xh.Juka e R.Rusi.
Dhe pa i mbushur ende te 18 vjetet debuton me fanelen e Vllaznise se madhe te futbollit shqiptar te asaj kohe, ku me pare pat luajtur mrekullisht bukur me te rinjte e kesaj skuadre.
..Dhe ja tek vjen befasia e pare e talentit Bizi…
Me 12 nentor 1967 ne Beograd perballe Jugosllavise se famshme te kohes me Fazllagic, Xhorxhevic, Osim ,Pavllovic etj, ne nje ndeshje per eliminatoret e Kampionatit Europian.
Trajneri Borici do t’i besonte atij per here te pare zyrtarisht fanellen e kombetares Kuq e Zi duke e rreshtuar ne krah te Ali Memes, Shllakut, Panos, Vasos, Rragamit e Zheges dhe Sabahu ishte vetem 19 vjeç.
Per nje pergjegjesi kaq te madhe mbi shpatullat e tij te njoma dhe ja doli mrekullisht bukur.
Dhe kete fanelle do ta mbante veshur e me nder per 10 vjet ne plot 13 ndeshje e ku goli ne barazimin emocional ndaj Polonise 1-1 kujtohet ende sot nga dashamiret e futbollit si nje gol tipik alla Bizi, edhe pse per autor mban Zhegen.
Me pare i pat luajtur edhe nja 12 ndeshje me kombetaren e vogel, siç quhej atehere ekipi perfaqesues Shpresa.
Dhe ai izolim absurd i futbollit shqiptar prej politikes se tij te mbrapshte te asaj kohe e detyroi Bizin te regjistronte kete numer te vogel e te paperfillshem ndeshjesh me Nacionalen A.
Ku per here te fundit fanellen e saj do ta vishte ne miqesoren ndaj Algjerise fituar prej nesh 3-0, me 10 Tetor 1976 ne Tirane dhe Bizi ishte asakohe ende pa i mbushur 29 vjeç.
Pra ne gjuhen e futbollit, ne kulmin e karieres se tij, ne kulmin e pervojes dhe eksperiences se nje futbollisti.
…Nga 1965-68 luan per Vllaznine, e ku prej 1968 -71 e rremben Ushtria e Petrit Dumes dhe e Beqir Ballukut per ta sjelle tek Partizani “gjoja per te kryer detyrimin ushtarak”, edhe pse qellimi ishte per te mos e kthyer me kurre ne Shkoder.
Fiton me Partizanin 1 Titull Kampion, 2 Kupa te Shqiperise por edhe nje Kupe Ballkanike me 1970, duke mbetur ekipi i vetem shqiptar fitues i ketij trofeu deri me sot.
Po tek Partizani luan ndeshjet e famshme ballkanike dhe europiane kunder Sutjeskes, Vardarit, Kavalles, Panioniosit, Beroes, CSKA se Sofjes, Universitateas se Kluzhit, Torinos e Advidabergut.
E tek kombetarja shkelqen ne dy ndeshjet kunder Gjermanise me 1967 dhe 1971. Ndeshje keto qe paten jehone te madhe nderkombetare e qe pas tyre ai eshte titullar i padiskutueshem ne takimet kunder Rumanise, Polonise, DDR, Turqise, Finlandes, etj etj.
Ne nje takim te Kryeministrit shqiptar te asaj kohe Mehmet Shehu ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes,”çeshtja Bizi” shnderrohet ne problem shteteror.
Ndertuesit e tij i thone Kryeministrit Shehu se jane te gatshem ta mbarojne vepren para afatit vetem ne qofte se Sabah Bizin na e kthen ne Shkoder.
“Cili eshte ky Bizi”- ka pyetur mes indiferentizmit e mosnjohjes ndaj sportit “i vraneti” Shehu, e pasi ka marre spjegimet e nevojshme ju ka premtuar se per 24 ore e keni ne Shkoder Bizin tuaj qe kerkoni.
Dhe ne edicionin 71-72, ai qe Shkodra mezi e kish pritur te hiqte rrobat e Ushtarit te Partizanit e te vishte kostumin sportiv teper qytetar e civilizues te Djepit te futbollit shqiptar- Vllaznise, do te behej perfundimisht pjese e pandare e qytetit te tij.
E sukseseve te medha te asaj Vllaznie te paperseriteshmme deri me sot ne futbollin tone kombetar..
E do te luante futboll edhe 11 vite te tjera per Vllaznine e tij te zemres, deri me 1982, perkrah yjeve te Vllaznise se asaj kohe te trajnerit me te mire shkodran te te gjitha koherave Xevdet Shaqiri.
Do te fitonte krah Paulin Ndojes, Xan Rragamit, Din Zheges, S.Danit, Koçobashit, Hoxhes, Plumbinit, Çanges, Bashes, Pukes, Rakiqit, Dedjes, Durajt, Lekajt, etj etj, 3 tituj Kampione te Shqiperise e po 3 Kupa te vendit, madje ne dy edicione titull e kupe bashke.
Per te ardhur tek nje nga ndeshjet me te paharruara te nje ekipi shqiptar ne kupat europiane, tek ajo fitore e bujshme 2-0 ne Shkoder me 1978 ndaj Austrise se Vjenes mbushur me titullare te kombetares austriake te asaj kohe. Ku Bizi 30 vjeçar dukej ne fushe si me ken 10 vjet ma i ri.
Sabah Bizi kish lindur per te qene nje fitues i madh po aq sa nje rrembyes i pa limit i zemrave te futbolldashesve shqiptare.
Plot 17 vjet kariere futbollistike, 4 here Kampion i Shqiperise, 5 here fitues i Kupes se Shqiperise. 13 ndeshje me Kombetaren, permbi 50 ndeshje nderkombetare dhe vjen nje çast per te thene: Mjaft e per t’u ndalur..
Ne nje ndeshje emocionuese sa me s’ka, ku lotet jane mese te pranueshem, Mjeshtri i madh 34 vjecar, qe kish lumturuar mijera e mijera njerez me talentin e klasin e tij, jo vetem ne Shkoder por ne mbare Shqiperine, ne ate pranvere te 1982, ja dorezon fanellen e tij mitike, nje tjeter talenti e mjeshtri ne lindje e rritje e siper te futbollit shkodran e atij shqiptar- Luan Vukatanes.
I cili do ta mbante ate fanelle nderi po me aq dinjitet e nder sa edhe vete dhuruesi i saj.
E mandej Bizi ka vazhduar si trajner po tek Vllaznia e me pas tek Ada e Veleciku, sepse prej futbollit nuk mund te ndahej aq kollaj…thjesht me mbyllje kariere e dorezim fanelle..
Futbolliste si Bizi ose Meteore te tille ne futbollin shqiptar lindin nje here ne shekull. Ky eshte konkluzioni ose percaktimi im per te. Duke marre per baze tere kompleksitetin e te qenit sportist, futbollist, por edhe qytetar e njeri model.
Dhe me po keto fjale per te me jane shprehur ne bisedat qe kam patur me ta nder vite edhe te medhenjte e futbollit shqiptar, Boriçi, S. Jareci, Alla, Z.Gjinali, Resmja, Xh.Shaqiri, I.Shuke, Z.Konçi, Pano, A.Mema, S.Halili, F.Frasheri, S.Hyka, M.Haxhiu, R.Jashari, Mikel e Agim Janku, R.Rragami, Zhega, P.Ndoja etj etj.
Dhe mendja me shkon edhe tek mesfushoret e tjere brilante te futbollit shqiptar nder vite te tille si jo vetem disa prej te lartepermendurve por edhe Çeço, Demollari, Zeri, Sh.Muça, S.Mema, Josa, Millo, Jera, Miho, Liçaj, Vukatana, B.Kola etj etj.
Sipas meje dy treshet me te medha te mesfushes shqiptare mbeten A.Mema, -S.Bizi- M.Haxhiu dhe Sh.Muça- Demollari -B.Kola, pa harruar dot kurresesi edhe V.Zerin.
Absolutisht pa frike dhe pa e tepruar aspak Bizin e asaj kohe do ta krahasoja per nga klasi e talenti i tij edhe me te medhenjte e futbollit boteror e europian te asaj kohe me te tille si Xh.Rivera, Overat, Netzer, Gadoha, Lato, Shuster e Matheus disi me vone.
Bizi ne llojin e vet ishte si te thuash nje Johan Cruyff i futbollit shqiptar, nga menyra se si luante, nga talenti qe zoteronte, nga intelekti sportiv qe shfaqte ne fushen e lojes ndaj çfaredolloj kundershtari, nga levizjet qe kryente me dhe pa top, nga shtati e fiziku, nga eleganca ne vrapim, si dhe nga mencuria sportive qe tregonte ne cdo ndeshje te luajtur,
Ai, Sabah Bizi ne memorjen e kujtesen time por edhe e te gjithe atyre qe paten fatin ta shijojne LIVE talentin, klasin, magjine e mrekulline e tij futbollistike, mund te quhet me plot gojen Shtrausi i futbollit shqiptar.
Dhe kthehem disi pas ne memorjen e arkiven time sportive e profesionale …
..Ne pranvere te vitit 1993 jam ne perberje te ekipit Shpresa te Shqiperise qe drejtohet nga Edmond Gezdari per nje ndeshje miqesore te ketij niveli me Shpresen e Italise, takim qe u luajt ne qytetin italian Cazarano.
Ne perberje te ekipit tone jane edhe 4 djelmosha Shkodre super te talentuar, Edi Martini, Auron Miloti, Armir Grima e Brikeno Bizi, i biri i Mjeshtrit te madh, Sabahut.
Kam nejt fort boll me ta ato tre dite italiane e kemi fol e bisedu kandshem per futbollin sa jena ngop.
..E rrija e rrija dhe e shihja Brikenon gjate, pak ma gjate se te tjeret.E thoja me vehte: A do te mund te behet dot valle si i Ati i tij? E mandej i thosha vetes: makar le te behet sa gjysma e tij e mir boll ka me kene..
Sepse ne vetvehte isha e jam i sigurte se ne futbollin shqiptar te pakten deri me sot ende nuk ka qene askush si Sabah Bizi.(perjashtuar fenomenin Pano), madje as nuk i eshte afruar ende klasit te tij unikal.
Dhe e dini sepse…
sepse ai ishte i nje lloji e rrace futbollistike krejtesisht te veçante: CLASS. Ndaj dhe Bizi ishte nje e mbetet ende po vetem nje, e nuk behet dot dy. Ai ishte e mbetet Sabahu i paperseritshem, Magjik.
Nga thellesia e zemres Mjeshter nga larg por me mall respekt, konsiderate e mirenjohje te veçante, te uroj shume shendet, miresi, mbaresi e cdo te mire TY personalisht e sigurisht edhe familjes tende.
Faleminderit e Mirenjohje per gjithçka me te miren e vetes tende si futbollist e si njeri qe na dhurove per te mos u harruar kurre nder vite e dekada.
Ti shkrova keto radhe se si njeri i sportit e i komunitetit futbollistik shqiptar tash e permbi 38 vjet, me dukej çdo dite sikur t’i kisha borxh.
Nje lloj borxhi qe mendova se kerkonte e duhej te behej patjeter publik. Ja kesisoj, sepse e meriton si pakkush tjeter ne historine sportive te vendit tim.
Te perqafoj fort Sabah Bizi…
Me respekt e konsiderate te veçante Adriatik R.Dosti